Protestë në Zajeçar të Serbisë, dita e dhjetë e bllokadës së gjykatës në Novi Sad

Prishtinë | 24 Maj 2025 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Protesta “Liria nis nga lindja” po mbahet sot në Zajeçar të Serbisë, dy javë para zgjedhjeve lokale në këtë qytet më 8 qershor – zgjedhjet e para në Serbi që nga fillimi i bllokadave gjashtëmujore studentore, raporton N1.

Protesta filloi në orën 11:00 dhe sipas planit të shpallur nga studentët në bllokadë, do të zgjasë 12 orë.

“Ky tubim është shumë i rëndësishëm për shkak të studentëve dhe për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në Zajeçar. Ne duhet të jemi me studentët gjatë gjithë kohës, për të mos humbur shpresën dhe durimin”, deklaroi një qytetar.

Ndërkaq, dita e 10-të e bllokadës së Gjykatës dhe Prokurorisë në Novi Sad është duke vazhduar, dhe tre aktivistë nga Novi Sadi janë ende në paraburgim.

Të ngjashme