Mure të shkatërruara, dritare të thyera dhe demolim i moblijeve – kjo është gjendja e brendshme në Kuvendin e Maqedonisë, e shkaktuar nga protestuesit e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”.
Nova TV njofton se protestusit po lëvizin lirshëm në brendi të Kuvendit dhe nuk lejojnë të fotografohen dhe inçizohen.
Gjithashtu situata para Kuvendit të RM-së vazhdon të jetë e tensionuar. Turma e protestuesve sa vjen e shtohet. Raportohet se protestues po vijnë nga të gjitha anët e kryeqendrës por edhe qyteteve tjera të vendit.
Raportohet se për momentin njësiti special po bën përpjekje për të evakuuar deputetët dhe gazetarët e ngujuar. Po dëgjohen edhe krisma nga shok-bombat. Megjithatë nuk ka informata nëse bombat i ka hedhur policia apo protestuesit.