Mësuesja pyet Benin në klasë:– Beni, kush e shpalli Pavarësinë e Shqipërisë?Beni fillon të belbëzojë:– Zysha… për zotin nuk e kam bërë unë!Mësuesja e nxehur thotë:– Ulu, ke nota 4! Thirr babanë nesër në shkollë!Të nesërmen vjen babai i Benit. Mësuesja i thotë:– Zotëri, e pyeta Benin se kush e shpalli Pavarësinë dhe ai më […]
Provimi i historisë

Mësuesja pyet Benin në klasë:
– Beni, kush e shpalli Pavarësinë e Shqipërisë?
Beni fillon të belbëzojë:
– Zysha… për zotin nuk e kam bërë unë!
Mësuesja e nxehur thotë:
– Ulu, ke nota 4! Thirr babanë nesër në shkollë!
Të nesërmen vjen babai i Benit. Mësuesja i thotë:
– Zotëri, e pyeta Benin se kush e shpalli Pavarësinë dhe ai më tha “nuk e kam bërë unë”.
Babai mendohet pak, kruan kokën dhe thotë:
– Shiko zysha, Beni është djalë pak mistrec, po gënjeshtar nuk është. Nëse thotë që s’e ka bërë ai, besojeni se nuk e ka bërë!















