PS kërkon përjashtimin e deputetëve të opozitës për dhunën në Kuvend të Shqipërisë

Prishtinë | 19 Dhj 2017 | 15:23 | Nga

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla deklaroi për mediat, se Byroja e Kuvendit duhet të mblidhet brenda 48 orëve, në të cilën PS do të kërkoje perjashtimin me 10 dite te deputeteve opozitare qe sipas tij ushtruan dhune. “Brenda 48 orëve Byroja duhet të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën për të përjashtuar me 10 ditë deputetët që ushtruan dhunë. Detyra e deputetit është liria e fjalës dhe ushtrimit të detyrës”- tha Balla për mediat. Ai sqaroi se PS-ja po përgatit materialin konkret per masat ndeshkuese qe kerkon nga Byroja ndaj deputeteve dhe nuk harroi te bente nje falenderim per Policine e Shtetit. Sipas Balles, ashtu si e kishte thene nje dite me pare, “Rasti i Kryemadhit është i paprecedentë dhe goditja është vepër penale. Ne presim ndjesë nga PD e LSI për situatën e djeshme dhe jemi të shqetësuar për sjelljen e opozitës, pasi fyen shqiptarët”- tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme