Ekonomia Online
FUNDIT

Pse diaspora dërgoi më shumë remitenca në Kosovë?

Pse diaspora dërgoi më shumë remitenca në Kosovë?

Sipas të dhënave të Bankës Qëndrore të Kosovës, në këtë gjashtëmujor diaspora ka dërguar edhe me shumë remitenca sesa vitin e kaluar në Kosovë. Si të interpretohet ky shtim i dërgesave nga pjestarët e diasporës për familjet e e tyre? Pushtetit dikur i pëlqente te thoshte se kjo po ndodh për shkak se me ndryshimet […]

Sipas të dhënave të Bankës Qëndrore të Kosovës, në këtë gjashtëmujor diaspora ka dërguar edhe me shumë remitenca sesa vitin e kaluar në Kosovë.

Si të interpretohet ky shtim i dërgesave nga pjestarët e diasporës për familjet e e tyre?

Pushtetit dikur i pëlqente te thoshte se kjo po ndodh për shkak se me ndryshimet që kanë ndodhur është zhdukur edhe korrupsioni, prandaj bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në botën e jashtme janë edhe më të motivuar për veprime të tilla.

Mirëpo, mbase e kundërta mund të jetë e vërtete. Që kriza ekonomike dhe inflacioni i tmerrshëm ka ardhur duke u keqësuar edhe më shumë, sidomos vitin e fundit, prandaj diaspora ka qenë e detyruar që ta shtojë shumën e dërgesave financiare për familjarët e tyre në Kosovë, për t’ua lehtësuar sado pak barrën e shpenzimeve të papërballueshme jetësore.

Pra këtë ndryshim mund ta marrin si shprehje tipike e përkeqësimit dhe thellimit të krizës ekonomike që po ndodh në vend.

Çfarë ka ndikuar në rritjen e dërgesave nga jashtë, për shkak të bllokimit të mundësive të brendshme.

Të ngjashme