Pse Kurti mbjell armiqësi me Presidentin potencial të SHBA-së?

Prishtinë | 24 Maj 2024 | 13:16 | Nga Avni Arifi

Krejt liderët europianë të pozitës dhe opozitës përpiqen që të ndërtojnë marrëdhënie të mira me të dy partitë Amerikane, demokratët dhe republikanët pavarësisht se cila është në pushtet.

Kryeministri i Kosovës i dashuruar në mençurinë e tij flet në emër të Europës si me qenë zëdhënës fort i keq dhe amator i BE dhe thotë që Europa është në ankth se mos po fiton Trumpi prapë. A je normal o Kryeministër?!! Kush je ti more?!

Në vend se të ndërtojë mbi faktin se Trump ka qenë President i SHBA dhe administrata Trump mundësoi krijimin e ushtrisë së Kosovës, ky mbjell armiqësi me Presidentin potencial të SHBA-së, përderisa ai është në garë. Kurti flet për këtë temë si me qenë Taravani i Maqedonisë, përderisa askujt askund as në SHBA as në botë nuk i intereson mendimi i Kurtit, sepse s’ka kurrfarë vlere.

Kurti aq më keq flet me kaq konatacion negativ për Presidentin potencial të ardhshëm të SHBA edhe duke ditur se vendi i tij Kosova është i bllokuar tërësisht pa ndihmën pikërisht të presidentit të SHBA-së, cilido që është në detyrë. Me Grenellin, thotë lideri suprem, pres sfida nëse vjen në pozitë, thu ti që me Escobarin, Challetin dhe O’Brianin ka shkëlqyer. Përkundrazi edhe këta tre i ka shndërru në njerëz të Vuqiqit thu ti që ai i ka zgjedhë.

Me Grenellin, pavarësisht qëndrimeve të tij shpesh kontradiktore, Kurti kurrë s’ka bërë përpjekje që të vendosë komunikim me të, duke ia lënë tërësisht diplomacisë serbe në duar. Të vetmen që ka bërë me Grenellin kanë qenë rreth 6K (mijë) fyerje e sharja nga ushtria e flliqtanave të VV-së në profilin e Grenellit në Twiter.

Në fund të ditës, Grenelli përveç që është diplomat është njeri dhe duhet me ditë gjithkush se do të reflektojë. Nuk është halli hiq që Kurti do të ketë sfida me Grenellin. Është Kosova çfarë sfidash do të ketë, fal politikës tërësisht skandaloze të Kurtit ndaj SHBA-së, Trumpit dhe Grenellit.

Të ngjashme