Ekonomia Online
FUNDIT

Pse nuk besoj se Vjosa Osmani do të bëhet ndonjëherë kryeministre

Pse nuk besoj se Vjosa Osmani do të bëhet ndonjëherë kryeministre

Të gjitha gjasat janë që kandidatura e Vjosa Osmanit për kryeministre të digjet, njësoj sikurse ishtë djegur ajo e Avdullah Hotit në zgjedhjet e kaluara. Sinqerisht, unë nuk besoj se Vjosa Osmani do të bëhet ndonjëherë kryeministre. Nëse ju kujtohet, të njëjtën gjë e kam pas thënë për Avdullah Hotin dhe kam pas marrë shumë […]

Të gjitha gjasat janë që kandidatura e Vjosa Osmanit për kryeministre të digjet, njësoj sikurse ishtë djegur ajo e Avdullah Hotit në zgjedhjet e kaluara.

Sinqerisht, unë nuk besoj se Vjosa Osmani do të bëhet ndonjëherë kryeministre. Nëse ju kujtohet, të njëjtën gjë e kam pas thënë për Avdullah Hotin dhe kam pas marrë shumë reagime negative nga fanatikët e LDK-së, të cilët besonin se kandidati i tyre ishte pakrahasimisht më i ditur dhe më i miri.

Pas dy vitesh LDK ka harruar për ekspertin e ekonomisë që do ta nxjerrte Kosovën nga kriza e thellë ekonomike dhe tash ka gjetur një figurë kompromisi politike për kryeministre.

Kjo është një hipokrizi, meqë krejt loja po bëhet për ta eliminuar Vjosa Osmanin nga konkurrenca për drejtimin e partisë. Në dy variantët e mundshm gjasat janë që Vjosa Osmani të eleminohet nga mundësia për ta drejtuar qeverinë.

Skenari i parë është që Vetvendosje të dalë e para në zgjedhje dhe për kryeminister të imponohet Albin Kurti.

Ne variantin tjetër, nëse LDK del e para, Vetvendosje do ta kushtëzojë pjesmarrjen në qeveri me Albin Kurtin në postin e kryeministrit, meqë ai e di se edhe Ramush Haradinaj nuk pranon as më pak as më shumë se rolin e kryeministrit.

E vetmja parti që do të bënte koalicion me LDK-në dhe të mos e kërkojë me çdo kusht postin e kryeministrit është PDK-ja.

Edhe në këtë variant zonja Osmani nuk do ta ketë lehtë, meqë ajo do të tentojë të mos e pranojë koalicionin me PDK-në dhe kjo mund ta shtyejë LDK-në që ta emërojë dikënd tjetër për kryeminister.

Të ngjashme