Pse po ofendohemi nga Enver Petrovci?

Prishtinë | 25 Mar 2024 | 16:55 | Nga Shenoll Muharremi

Pas shumë reagimeve që lexova në rrjete sociale, e gjeta dhe e shiqova dekleratën e Enver Petrovcit. Ai duket me qenë një idhtar i Albin Kurtit dhe kishte thenë që “këta tjertë i ka lind koha. Lufta i ka ba këta. Këta kurgjo s’kishin qenë, po mos të kishin qenë në luftë. Kishin qenë do mësuesa do badigarda.”

Pse duhet me u ofendu nga kjo? Nuk ka kurgjo të keqe me qenë mësues. Petrovci nuk kishe theksuar që pa qenë, atë që quan ai ‘mësuesat e badigardët’ nuk kishim pasur lirinë që kemi sot. Pa ta, NATO nuk do të kishte intervenuar, nuk kishte pas nevojë, rrjedhimisht kishim përfunduar me një autonomi nën Serbi. Ndoshta kjo është dicka që i mungon narrativit të Petrovcit.

Reagimet që e quajn racist dhe e ofendojnë Enver Petrovcin nuk janë të mira, e as të dobishme. Pse po ofendohemi ne? Fillimisht ti duhesh me pranu me leju me të ofendu tjetri, që pastaj të ofendrohesh. Pse me u ofendu ne nga një dekleratë e tillë? Personalisht nuk jam ofendruar. Nuk më duket korrekte dhe i sakt konstatimi i Petrovcit. Më duket shumë ‘narrow’… mendjengushtë jo aspak gjithpërfshirës.

Gjithashtu! Ne nuk duhet dhe nuk guxojmë të mbysim fjalën më ndryshe apo fjalën e lirë në këtë mënyrë. Tash, nëse reagojmë kështu, ne litaralisht e mbysim fjalën e lirë dhe askush nuk guxon të jep një mendim që nuk i pëlqen shumicës. Ku na shpie kjo? Me këtë reagim dhe metodë viktimë do të jemi ne vet dhe fëmijët tanë që do të jetojnë këtu. Do të mbesim një shoqëri monologiste, pa zhvillim dhe kultivim të mendimit kritik dhe ndryshe.

Fundja, si mund të përparojmë ne si shoqëri pa pasur mendime të ndryshme dhe kundër? Inovacioni ndoshta zhvillohet dhe krijohet saktësisht tek mendimet dhe veprimet që janë ‘out of the box’. Edhe gabim mundemi me bë, pse jo. Pa bërë gabime nuk mund të gjejmë rrugën tonë optimale si shtet dhe shoqëri e komunitet.

Ne nuk bënë të ofedojmë personin për atë cfarë ka menduar apo që ka thënë thënë. I japim mendimin tonë kundër apo të ndryshëm nga ai edhe mbaron puna. Ska vend e hapsirë këtu për ofendime. Ndërsa të gjithë duhemi me mbrojtë dhe kultivuar mendimin ndryshe dhe fjalën e lirë për shkak se secili intimidim potencial do na sjellë në një burg dhe izolim kolektiv ku mendimin kritik nuk ka vend.

Të ngjashme