Pse Sir Jony Ive po largohet nga Apple?

Prishtinë | 28 Qer 2019 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Sir Jony Ive, britaniku i cili për më shumë se dy dekada ndihmoi Apple të bëhet kompania më e vlefshme në botë, po largohet për të krijuar sipërmarrjen e tij.

Sir Jonathan, dizajner iMac, iPod dhe iPhone, do largohet këtë vit për të filluar punën në një firmë kreative, LoveFrom, me Apple si klientin e saj të parë.

“Kjo duket vetëm si një kohë e natyrshme dhe e duhur për të bërë këtë ndryshim,” tha ai.

Shefi i Apple Tim Cook tha se “roli i tij në ringjalljen e Apple nuk mund të ekzagjerohet”.

Largimi i Sir Jony Ive vjen në një kohë të ndryshimit të gjerë në gjigantin e teknologjisë.

Shefi i shitjes me pakicë Angela Ahrendts u largua në prill dhe investitorët kanë qenë të shqetësuar për rënien e shitjeve të iPhone.

Të ngjashme