Skuadra franceze, Paris Saint-Germain, ka zhvilluar takime me Ajax-in ku i është kërkuar kësaj të fundit që t’ia shesë mesfushorin holandez, Frenkie de Jong.
PSG-ja nuk është e vetmja në këtë betejë, pasi qe edhe skuadrat e mëdha siç janë Barcelona dhe Manchester City, janë të interesuara që ta përvetësojnë 21 vjeçarin, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo deri tani skuadra franceze është në krye të kësaj beteje pasi që i ka ofruar mesfushorit de Jong, një ofertë prej 75 milionë eurosh.