Punime në Merdare, rekomandohen pikë kalimet tjera

Prishtinë | 01 Nën 2017 | 10:15 | Nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pikën e Kalimit të Kufirit Merdare, nga sot deri më 15 nëntor, do të ketë kohë pas kohe ndërprerje të trafikut, për shkak të punimeve dhe mund të krijohen pritje më të gjata se pritjet normale të kalimit kufitar.

Policia thotë se me qëllim të shmangies së pritjeve të mundshme, të gjithë qytetarët gjatë kësaj periudhe kohore mundësisht t’i shfrytëzojnë pikat tjera të kalimit kufitar me Serbinë.

“Në Pikën e Kalimit të Kufirit Merdare, nga data 01 deri 15 nëntor 2017, do të ketë kohë pas kohe ndërprerje të trafikut/qarkullimit për shkak të punimeve dhe mund të krijohen pritje më të gjata se pritjet normale të kalimit kufitar. Andaj me qëllim të shmangies së pritjeve të mundshme, informojmë të gjithë qytetarët që gjatë kësaj periudhe kohore mundësisht t’i shfrytëzojnë pikat tjera të kalimit kufitar me Serbinë”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme