Punimet, peng i kontestit ndërmjet Komunës e hekurudhës

Prishtinë | 26 Maj 2018 | 09:42 | Nga

Punimet e ndërprera në rrugën e shkatërruar në hyrje të Pejës nga Prishtina edhe pas gati një viti ende nuk kanë rinisur. Ato kanë mbetur edhe me tej peng e problemeve të pazgjedhura mes Komunë së Pejës dhe Hekurudhave të Kosovës.

Ky projekt në vlerë prej rreth 1.3 milionë eurosh, që financohet nga Ministria e Infrastrukturës kishte nisur në fillim të prillit të kaluar me spastrimin e hapësirave nga objektet e përkohshme afariste të ndërtuara në prona të hekurudhës, në të cilat shtrihet dhe një pjesë e projektit, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, hekurudha, që nuk ishte informuar fare për këtë projekt, kishte reaguar dhe Gjykata Themelore e Pejës, me kërkesën e Departamentit të Zyrës Ligjore dhe Pronës të Hekurudhave të Kosovës, Sh.A ‘‘Infrakos’’, kishte sjellë një masë të përkohshme të sigurisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme