Sipas një studimi që është publikuar në revistën “Springer Nature’s Journal Translational Psychiatry” është provuar se “efekti meditim” ka ndikim më të dobishëm në fiziologjinë tonë se “efekti pushime”.
Ekipi i studiuesve shqyrtoi ndryshimet në 20.000 gjene për të përcaktuar se cilat lloje të gjeneve ndryshonin para dhe pas përvojës turistike dhe pasi ekzaminuan efektin e meditimit mbi gjenet e pjesëmarrësve në studim, në të dy grupet, si te grupi i medituesve të rregullt dhe te grupi i medituesve fillestarë. Ata arritën në përfundimin se:
– Një pushim turistik ofron një ndikim të fortë dhe të menjëhershëm në rrjetet e molekulave që lidhen me stresin dhe imunitetin, por ky efekt është i shkurtër në përmirësimin e mirëqenies, e matur kjo e fundit nga ndjenjat e vitalitetit dhe ankthit.
– Ndërsa një trajtim meditues, për ata që e përdorin meditimin rregullisht, kishte një ndikim të konsiderueshëm në rrjetet molekulare antivirale. Dobia në molekulat e medituesve afatgjatë, por edhe atyre afatshkurtër, ishte shumë më e dallueshme nga ajo pushuesve jo-meditues.
Meditoni sa më shumë të mundeni, se ju bën mirë jo vetëm për shpirtin, por edhe për trupin!