Qeveria Kurti dhe Gjykata e Hagës po mundohen të rishkruajnë historinë e Kosovës!

Prishtinë | 25 Mar 2024 | 17:03 | Nga Artan Behrami

Qeveria Kurti në Prishtinë dhe Gjykata Speciale në Hagë janë dy adresat që në baza ditore po mundohen të rishkruajnë historinë e Kosovës!

Kurti, përmes filozofëve, myhibëve, cyberxhematit dhe aktorëve të Kino Studio Kosova e Re po e rrënojnë trashëgiminë e luftës së UÇK-së.

Nën udhëheqjen e Kurtit, UÇK-në e kanë zhveshur nga ideali i lirisë, duke ia veshur shkatërrimin, krimin e organizuar, korrupsionin, uzurpimin, vrasjet.

Ndërsa, Gjykata Speciale, përmes një gjyqi politik, të pa balancuar, të stërzgjatur, kundër të drejtave të njeriut po udhëheq një proces me dëshmi të Serbisë dhe Millosheviqit për të kriminalizuar po ashtu UÇK-në.

Prokurorët e Gjykatës Speciale dhe Enver Petrovcat e VV-së janë në shërbim të agjendës së Albin Kurtit për rishkrimin e historisë së Kosovës, ku UÇK-ja ishte një organizatë kriminale dhe Jugosllavia një shtet ideal!

Të ngjashme