Qeveria Kurti po nxit tensione me veprime populiste

Prishtinë | 04 Shk 2024 | 13:48 | Nga Anton Berisha

Në një situatë tejet të komplikuar dhe të rrezikshme gjeopolitike, Qeveria e Kosovës me Kurtin në krye ka gjetur momentin që me veprime populliste të tensionojë situatën në Kosovë deri në masën qe SHBA-ja, si asnjëherë më parë, të reagojë me akuza të rënda si një shtet që jo vetëm ngre tensione por edhe shkel parimet elementare të të drejtave të njeriut dhe normat demokratike.

Natyrisht, një shtet demokratik sikurse SHBA-ja, si u tha në deklaratën e tyre, nuk bëhet avokat i një Kosove të tillë në arenën ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë kjo nënkupton se qasja e tyre ndaj Kosovës mund të jetë ne anën e kundërt.

Shqiptarët e Kosovës, përfituesit më të mëdhenj në botë nga kontributi i botës euroatlantike, përditë e më shumë janë duke ia kthyer shpinën botës së lirisë dhe civilizimit, duke u rreshtuar me botën primitive, antiliri dhe antidemokratike.

Këtu nuk mund të ketë adresë tjetër fajësimi përveç mungesës vetanake humaniste, kulturore, demokratike e shtetformuese.

Të ngjashme