Qeveria nis procedurat për privatizimin e Telekomit

Prishtinë | 22 Jan 2019 | 14:56 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për autorizimin e Komisionit Qeveritar për privatizimin e ndërmarrjes publike qendrore “Telekomi i Kosovës”, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se ka kërkuar nga BERZh-i që të ndihmojë Qeverinë të ristruktorojë Telekomin, me qëllim të përmirësimit të performancës së kësaj ndërmarrje.

Lluka tha se Telekomi që 3 vite është duke u përballet me probleme. Ai tha se janë 4 kompani amerikane të interesuara për Telekomin ta marrin ose pjesërisht ose të gjithin.

Sipas tij, BERZh-i ka ofruar gatishmërinë për të ofruar një kredi deri në 25 milionë euro për të ndihmuar përgatitjen e Telekomit për privatizim.

“Kërkoj që të miratohet kërkesa e komisionit për ndërmarrje publike që të autorizohet komisioni për privatizim të Telekomit”, tha ministri Lluka.

Të ngjashme