Qeveria voton marrëveshjen ndërkombëtare prej 25 milionë euro, dedikohen për ndërtimin e banesave sociale

Prishtinë | 18 Pri 2024 | 12:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhje të mbajtur të enjten ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZHKE) për Projektin “Banimi Social Adekuat”, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dubruna, tha se ky projekt siguron një pjesë të rëndësishme të financimit për banimi social.

“Ky projekt siguron një pjesë të rëndësishme të financimit për banimi social si një prej prioritet të qeverisë. Objektivi kryesor i këtij projekti është zhvillimi i sistemit të menaxhimit të banimit social në Kosovë nga rritja e numrit të njësive të banimit social në vend. Marrëveshja e kredisë arrin vlerën totale prej 25 milionë euro”, ka thënë ai.

Të ngjashme