Qeverisja LDK-PDK dyfishoi borxhin shtetëror

Prishtinë | 08 Kor 2017 | 10:38 | Nga

Borxhi shtetëror i Kosovës është dyfishuar gjatë tre vjetëve të fundit të qeverisjes LDK-PDK, shkruan sot Koha Ditore.

Deri në mars të këtij viti, borxhi shtetëror ka arritur vlerën 942 milionë e 700 mijë euro, apo 15.02 për qind të Bruto Produktit Vendor (GDP).

Edhe pse në fillim të marrjes së mandatit nga kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, shkalla e borxhit shtetëror ishte 10.63 për qind e GDP-së, ajo tashmë është ngritur për 4 shkallë më lart.

E trendi i rritjes së borxhit shtetëror parashihet që të rritet ende. Deri në vitin 2020 parashihet të mbërrijë shkallën 21.6 për qind të GDP-së, rritje kjo që nënkupton një borxh sa buxheti vjetor i shtetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme