Qeverisje me kukamë!

Prishtinë | 23 Gus 2023 | 14:50 | Nga Agron Demi

Në mesin e dështimeve kolosale të kësaj qeverie, pamundësia për të mbajtur regjistrimin e popullsisë më 1 shtator 2023 për mendimin tim është një ndër dështimet më të mëdha.

Kryeministri mund të fajësojë qeveritë e kaluara se kanë mbajtur regjistrimin me një memorandum, apo të fajësojë komunat. Por fakti është se fajtori kryesor për këtë dështim është Qeveria.

Regjistrimi i 2011 ka qenë i pari në Kosovën e pasluftës dhe memorandumet me organizatat ndërkombëtare edhe kanë qenë të arsyeshme. Kjo Qeveri ka pasur dy vjet e gjysmë kohë me u përgatitë, me i udhëheq vetë procedurat e prokurimit, pa pasur nevojë me lidhë marrëveshje me organizatat ndërkombëtare për me ia mbulu dështimet Qeverisë.

Se sa seriozisht e ka kjo qeveri regjistrimin e popullsisë tregon edhe fakti qe e kanë lanë ASK-në me ushtrues detyre të kryeshefit që nga fillimi i mandatit qeverisës.

Boll ma me vajtime e kukatje!

Të ngjashme