Qeveritarët s’i kanë marrë ende pagat me rritje

Prishtinë | 25 Jan 2018 | 21:19 | Nga

Ministri i Financave, Bedri Hamza, në Rubikon të KTV-së duke folur për rritjen e pagave të qeveritarëve ka thënë se sektori i pagave është një sektor i parregulluar.

Rritjet që janë bërë obligohen më ligj, theksoi ministri ndonëse bëri të ditur se pagat nuk janë marrë me rritje ende.

“Ende nuk ka realizuar askush pagë me rritje. Unë si ministër po e përkrahi që kjo çështje të rregullohet me ligj. Nuk është bërë ekzekutimi i pagave me rritje sepse është proces që duhet të rregullohet me ligj. Vendimi është në fuqi dhe në moment jemi të obliguar të zbatojmë mirëpo ka pas absurde”, ka thënë Hamza.

“Po hyjmë në fazën e rregullimit të sistemit. Le të rregullohen thirrjet, mos të ketë zyrtarë për fotokopje… as pagat e mjekëve nuk janë në rregull, edhe aty duhet të ekzistojë një sistem”, ka thënë ai.

Gazetari Kushtrim Ahmeti vlerësoi se Qeveria bëri veprim të ngushtëm duke mos pritur që këtë çështje ta rregullojë me ligj.

“Besoj se qeveria ka mundur të pret edhe pak dhe ta rregullojë këtë. Konsideroj se edhe kjo qeveri është dashur të presë dhe ta rregulloj me ligj”, ka thënë ai.

Vendimi për rritjen e pagave mund të korrektohet nga ligji në qoftë se si i tillë është i gabuar.

Zeka: Zyrtarët doganorë nuk po zbatojnë vendimin për lirimet doganore

Zyrtarët doganorë po provojnë të “ruajnë” shtetin nga falimentimi duke mos zbatuar vendimet dhe kjo vjen pikërisht pas vendimit për lirime doganore.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, në Rubikon të KTV-së ka thënë se ankesat e bizneseve kanë qenë se lirimet nuk po aplikohen në të gjitha lëndët, të përfshira në vendim.

“Ka pas të atillë që kanë thënë se nëse vazhdojmë me lirime të tilla do të falimentojë shteti. Nuk është në diskrecionin e zyrtarit doganor, çfarëdo pozite që mban, që të japë një koment të tillë, ai duhet të zbatojë një vendim të nxjerrë nga ministria”, ka thënë ai.

Zeka ka kërkuar nga ministri që të shpjegohet në detaje një vendim i tillë në mënyrë që përballja me problemet të jetë sa më minimale.

Ministri i Financave, Bedri Hamza u ka bërë thirrje zyrtarëve doganorë që të bëjnë punën e tyre, siç ka thënë ai, për atë çfarë paguhen.

“Ata që kanë përgjegjësi m’i marrë vendimet i kanë marrë vendimet dhe u kemi dhënë kohë të mjaftueshme për tu përgatitur”, ka thënë Hamza.

Të ngjashme