Qytetarët e Turqisë me ligjin e ri mund të kalojnë vetëm një muaj në shërbimin ushtarak

Prishtinë | 25 Qer 2019 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Turqisë ka miratuar ligjin e ri për shërbimin ushtarak.

Ligji i ri e shkurton periudhën e shërbimit ushtarak përgjysmë, nga 12 në gjashtë muaj.

Gjithsej 335 ligjvënës miratuan ligjin në Parlamentin e përbërë nga 600 ligjvënës, ndërkohë kundër tij votuan 17 ligjvënës dhe dy të tjerë abstenuan.

Sipas ligjit të ri, qytetarëve turq do t’u kërkohet të kalojnë një trajnim ushtarak një mujor dhe do të përjashtohen nga shërbimi për pesë muajt tjerë duke paguar 31 mijë lira turke mbi pesë mijë euro, shkruan Anadolu Agency.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme