Qytetarët protestojnë para ZRrE-së kundër shtrenjtimit të rrymës

Prishtinë | 19 Dhj 2017 | 13:35 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Disa qytetarë kanë protestuar para Zyrës së Rregullatorit të Energjisë duke vënë thëngjill dhe pankarta me mbishkrimin “Asnjë cent më shumë”.

Arbër Rushiti tha se përmes këtij aksioni simbolik duan t’i kujtojnë ZRE-së, Qeverisë dhe Kuvendit se ne flemë mbi qymyr.

Ai tha se qytetarët janë viktima të ndotjes që shkaktojnë termocentralet andaj, sipas tij, kjo është edhe arsyeja pse qytetarët do të duhej të paguanin më pak.

Pas paralajmërimit për shtrenjtimin e rrymës, një protestë për ta kundërshtuar atë do të mbahet dhe nesër. Protesta do të mbahet nesër në ora 12:00 para zyrave të KEDS në Prishtinë.

Të ngjashme