Qyteti i Shkupit do të ofrojë ndihmë financiare për familjet e viktimave

Prishtinë | 25 Nën 2021 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Qyteti i Shkupit do të ndajë dy milionë denarë për familjet e viktimave nga aksidenti i para dy ditëve në Bullgari.

Me propozim të kryetares së qytetit të Shkupit Danella Arsovska, këshilli i qytetit të Shkupit në seancën e radhës do të vendosë për ndarjen e mjeteve financiare familjarëve të viktimave në shenjë solidariteti dhe në nder të viktimave.

“Qyteti i Shkupit edhe njëherë shpreh keqardhje të thellë dhe ngushëllime deri tek familjet e viktimave, ndërsa të lënduarve u dëshiron shërim sa më të shpjete”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga qyteti i Shkupit, shkruan Alsat-mk, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme