Policia gjermane ka arrestuar një shtetas gjerman të moshës 50 vjeçare pasi që dyshohet se i njëjti me veturë ka goditur një turmë njerëzish në qytetin veriperëndimor Bottrop, kështu duke lënduar katër persona.
Para se të arrestohej, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes duke bërë komente raciste, shkruan Euronews.
“Hetuesit dyshojnë se sulmi është kryer në mënyrë të qëllimshme dhe ka të bëjë me qëndrime ksenofobie”, thuhet në një deklaratë të Policisë.
“Përveç kësaj, hetuesit kanë zbuluar informacione që dëshmojnë se personi vuan nga sëmundjet mendore”.
Sulmi ndodhi pas ndërrimit të moteve në një shesh të mbushur me njerëz në Bottrop.