Rada Trajkoviqi godet Listën Serbe, thotë se “me Radoiçiqin në krye, s’ka kredibilitet”

Prishtinë | 06 Gus 2019 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka vlerësuar se Lista Serbe është në konflikt me ligjin dhe se nuk ka kurrfarë kredibiliteti përderisa nënkryetar i saj është Millan Radoiçiqi.

“Lista Serbe s’ka kurrfarë kredibiliteti moral”, ka thënë Trajkoviqi për agjencinë serbe të lajmeve “Fonet”, duke reaguar ndaj deklaratave të djeshme të Listës Serbe se “formimi i një koalicioni të individëve dhe partive në Graçanicë, të udhëhequr nga Rada Trajkoviqi, ka për qëllim dobësimin e unitetit politik serb në Kosovë dhe Metohi dhe prishjen e lidhjes midis popullit serb dhe Beogradit”.

“Ai grup i gjahtarëve të parave të drogës të Prishtinës dhe donacioneve nga fonde të zeza të huaja është aq i ndyrë, dhe qëllimet e tyre janë shumë transparente, sa që të gjitha planet e tyre janë të gjykuara paraprakisht për dështim”, thoshte dje Lista Serbe, transmeton Koha.net.

Nga ana tjetër, Trajkoviqi sot ka porositur se nuk dëshiron të flasë më shumë për formimin e koalicionit të paralajmëruar, “sepse ka nisur një fushatë shumë negative”. Ka shtuar se publiku do të informohet me kohë për gjithçka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme