Radhë të gjata për të hyrë nga Shqipëria në Greqi, qytetarët ecin deri në 7 kilometra

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Në pikën kufitare në Kakavijë që lidh Shqipërinë me Greqinë, tash e disa ditë qytetarët shqiptarë janë duke u përballur me kolona të gjata për të hyrë në Greqi.

Disa qytetarë i kanë thënë TopChannel se janë duke pritur që nga nata e mbrëmshme për të hyrë në Greqi dhe situata sa vjen e rëndohet ku thonë se kanë ecur deri në 7 kilometra për ta siguruar bukën e ujin.

Për situatën e krijuar ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta, i cili ka thënë se është tejet i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhën qytetarët shqiptarë të cilët vijojnë të jenë të bllokuar prej shumë orësh në pikën kufitare në Kakavijë, duke u ekspozuar seriozisht para rrezikut të përhapjes së pandemisë COVID-19.

Meta i ka bërë thirrje Qeverisë dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme që të vendosin kontakte me palën greke dhe të gjejnë zgjidhje të menjëhershme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme