Radoniqi thotë se u ka dështuar sistemi: Nuk po arrijmë të procesojmë të dhënat elektronike

Prishtinë | 09 Shk 2025 | 23:18 | Nga Ekonomia Online

Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së ka thënë se rënia e serverit nuk do të ketë asnjë ndikim në rezultate, raporton Ekonomia Online.

“Tërë natën do jemi në objekt dhe do të futen të dhënat në mënyrë manuale në kompjuter deri në futjen  e të gjitha të dhënave”, tha Radoniqi.

Ai tha se votat janë të sigurta dhe integriteti i votës është i sigurt.

Në konferencën për media, ai tha se nuk po arrijnë të procesojnë të dhënat elektronike.

Radoniqi tha se do të bëhet procesimi dhe do të mblidhen të gjitha të dhënat. “Softueri nuk ka funksionuar në fund”, tha ai.

““Gjithcka ishte gati që sot të transmetojmë rezultatet preliminare për subjektet politike ashtu sic kei bërë edhe në të kaluarën. Aplikacioni për përpunimin dhe prezentimin e të dhënave nuk ka funksionuar ne nuk po arrijmë t’i transmetojmë këto të dhëna përmes platformës elektronike, andaj KQZ kërkon ndjesë”, tha ai në konferencë për media.

Të ngjashme