Rahoveci vlerëson dëmin nga reshjet

Rahovec | 04 Kor 2016 | 14:47 | Nga

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka formuar sot komisionin për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në sektorin e bujqësisë, konkretisht në dëmet e shkaktuara në vreshta nga shiu-breshëri i rënë me datë 2 korrik 2016.

Pas formimit të komisionit, Vehapi së bashku me Feim Fetoshin, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Eqrem Hoxha fermer dhe Ilvi Durguti, anëtar i komisionit Komunal për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga shiu-breshëri dolën në teren, ku pan nga afër dëmet e shkaktuara në vreshta.

Për sipërfaqen dhe përqindjen e këtyre dëmeve të shkaktuara nga shiu-breshëri, do të mësohet pas daljes në teren të anëtarëve të këtij komisioni i cili është formuar sot dhe me raport pritët të dalë gjatë kësaj jave dhe i njëjti do ti dërgohet edhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

rahovec2

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme