Rama: “Lasgushi” po ngarkohet me pajisje mjekësore në Stamboll

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Pak ditë parë, kryeministri shqiptar Edi Rama tregoi se ka folur me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për të marrë pajisje mjekësore nga Turqia.

Nuk ka zgjatur shumë dhe në mesnatë, Rama ka bërë të ditur se avioni i “Air Albania” – “Lasgushi” –  ishte duke u ngarkuar me këto pajisje në Turqi.

“Lasgushi duke u ngarkuar në Stamboll me armë për mbrojtjen e jetës së pacientëve dhe mjekëve tanë”, ka shkruar Rama në Facebook, ndërsa bashkëngjitur ka postuar edhe disa foto.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme