Rama merr dozën e tretë: Vaksinohuni, mund t’ju ndalohet të shkoni në punë

Tiranë | 02 Dhj 2021 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është vaksinuar me dozën e tretë në Qendrën e Vaksinimit në “Arenën Kombëtare”.  

“Doza e tretë e vaksinës AntiCovid, domosdoshmëri për të qenë më të mbrojtur gjatë dimrit, edhe në kushtet kur e gjitha bota është e shqetësuar për variantin e ri Omicron”, ka shkruar Rama në Facebook.

Në një video të shpërndarë, ai paralajmëron punonjësit se mund të ju ndalohet të shkojnë në punë nëse nuk vaksinohen.

“Nëpunës të këtij shteti të vaksinohen se mund të vijë momenti që të ndalohen të shkojnë në punë pa pasur kartelën e vaksinimit online e s’do paguhesh nga taksat e qytetarëve pse s’duan të vaksinohen”, deklaroi Rama.

Për më tepër,  ai paralajmëroi se mund të vijë momenti të mbyllen edhe dyqanet e të pavaksinuarve.

“Prapë se prapë është e sigurt që vaksina mbron”, tha Rama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme