Rama njofton konferencë të jashtëzakonshme për shtyp pas samitit të NATO-s

Prishtinë | 25 Shk 2022 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp pas samitit virtual të jashtëzakonshëm të NATO-s që pritet të organizohet sot me fokus në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama ka njoftuar se konferenca pritet që të mbahet në orët e mbrëmjes, por kjo do të konfirmohet më vonë, në varësi edhe të përfundimit të samitit.

“Pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s që do të mbahet gjatë ditës, do të zhvillojmë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orët e mbrëmjes, në varësi të përfundimit të Samitit”, shkruan Rama.

Rama e ka shoqëruar postimin e tij me një foto të veçantë të një personi që në një pankartë shkruante: “Jam rus, më falni për këtë”.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare të NATO-s, samiti pritet të filloj rreth orës 15:00, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg pritet të dalë në konferencë për shtyp në orën 18:00.

Të ngjashme