Rama: Para ditës së hënë të legalizohen portalet

Prishtinë | 11 Tet 2018 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka paralajmëruar portalet online të paregjistruara, që nga dita e hënë duhet të jenë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe të jenë legale.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se rregullimi i tregut të mediave online është pjesë e paketës “Antishpifje” që Qeveria është duke hartuar.

“Nga diskutimi për Paketën Antishpifje del qartë se urbanizimi i xhunglës online nis nga legalizimi i portaleve. Legalizimi mund të bëhet në pak minuta përmes regjistrimit online në QKB.

Duke qenë se janë fantazma pa adresë e pa emër,uroj ta lexojnë këtë mesazh para ditës së hënë”, shkruan Kryeministri Rama në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme