Rama pas çeljes së kapitullit të dytë të negociatave: Një ditë e bukur për Shqipërinë 2030 në BE

Prishtinë | 15 Pri 2025 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ndarë sot një video në rrjetet sociale me momemte nga konferenca e katërt ndërqeveritare e zhvilluar dje në Luksenburg për çeljen e grup-kapitullit të dytë të negociatave me Bashkimin Europian.

Rama shkruan se këto janë çastet e një dite të bukur për Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së.

“Dhe me momentet e një dite të bukur për Shqipërinë 2030 në BE”, thekson Rama.

Shqipëria çeli dje grup-kapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Evropian – “Tregu i Brendshëm” në Luksemburg ku u mbajt konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE.

Kryeministri Edi Rama kryesoi delegacionin shqiptar në këto bisedime, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapituj përkatës.

Të ngjashme