Rama pas shkarkimit të gjyqtarit: Vettingu, nisja është e mbarë

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 13:52 | Nga

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar shkarkimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Fatos Lulo, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi nuk ka justifikuar dot pasurinë e tij.

Rama ka shkruar në Facebook se të gjithë ata që e mbështetën procedurën e Vettingut tani duhet të ndjehen shumë mirë.

“Të gjithë shqiptarët që e mbështetën fort Vetingun, sot duhet të ndjehen mirë sepse nisja është e mbarë. Pas 17 gjykatësve e prokurorëve që i ikën Vetingut pa filluar, procesi nisi e i pari që u mor në pyetje s’e justifikoi dot pasurinë dhe ra! Jam i bindur s’kemi parë gjë akoma”, ka shkruar Rama në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme