Rama për 2020-ën: Prioritet shërbimet online dhe Shengeni Rajonal

Prishtinë | 23 Dhj 2019 | 20:01 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes së qeverisë së fund viti dhe para gazetarëve zbuloji pak nga ajo çfarë është diskutuar në këtë mbledhje.

“Po ashtu, kemi një tjetër prioritet të rëndësishëm, shërbimet online. Kemi folur, sepse ky është një prioritet që do fillojë të hyjë në proces konkretizimi që në janar me një numër të madh shërbimesh që qytetarët nuk do jenë më të detyruar dhe nuk do e kenë më as të mundur të shkojnë në zyra, apo sportele, por do i bëjnë aplikimet online dhe me të renë që të gjitha dokumentet që qytetarët duhet t’i marrin nga institucionet e ndryshme shtetërore për të marrë një të drejtë, apo një licencë, apo autorizim apo një dokument do i garantojë vetë shteti.

Këto shërbime do fillojnë në një masë të konsiderueshme në janar, në qershor vala e dytë dhe në 2020-ën do mbyllim përfundimisht të gjitha sportelet, duke mbyllur përfundimisht kanalet e ryshfetit, kanalet  e radhëve, torturave të njerëzve në pritje të përgjigjeve nëpër sportele”.

Dhe e fundit, Shengeni Rajonal, që është patjetër një prioritet i rëndësishëm.


Të ngjashme