Rama: Qytetet që do të kenë më shumë liri lëvizje javën e ardhshme

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar sot se disa nga qarqet e vendit do të kenë lehtësime në lëvizje. Rama theksoi se këto qarqe kanë rrisk më të ulët, ndërsa qarqet e tjera do të jenë në kontroll të autoriteteve.

“Tani jeni bërë të gjithë ekspertë testesh, në vend që të dëgjoni vetëm ekspertët që kanë mandat institucional, dhe jo ata që nuk mbajnë përgjegjësi. Ne nga fillimi i javës tjetër në një sërë zonash të vendit do të kemi një relaksim më të madh sesa në Tiranë apo zona të tjera me risk më të lartë. Nuk do të hapet transporti nga një zonë në tjetrën në asnjë mënyrë edhe për disa ditë dhe javë. Por do të lejohet lëvizje e relaksuar në zonat me risk të ulët, qarku i Gjirokastrës do të ketë më shumë lehtësirë. Po kështu i Dibrës i gjithi. Po kështu bashkia e Divjakës, sikur edhe Saranda, Konispoli dhe Himara, të ndërmjetme. Po kështu zonat Pogradec, Prrenjas dhe Librazhd. Do të bëjmë me dije rregullat që do të funksionojnë në këto zona” tha Rama.

Të ngjashme