Rama refuzon ofertën serbe për blerjen e Telekomit

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nuk është në preferencën e Qeverisë Shqiptare investimi në Telekom Albania nga ana e Kompanisë serbe të Telekomit.

“Qëndrimi i Qeverisë shqiptare është shumë i thjeshtë dhe i qartë: bizneset serbe janë të mirëpritura në Republikën e Shqipërisë, por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca jonë”, ka thënë Rama në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, shkruan REL.

Telekomi i Serbisë kishte shfaqur interesimin për blerjen e Telekom Albania, të cilën e ka nxjerrë në shitje Deutche Telekom.

Kryeministri Rama tha se Qeveria Shqiptare nuk është pjesë e transaksionit që do të kryejë një kompani private si “Deutche Telekom”, e cila, sipas tij, ka një strategji që të tërhiqet nga tregjet e vogla.

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se do të bisedojë për këtë çështje me kryeministrin shqiptar Rama gjatë ditës së sotme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme