Rama: Zonat e mbrojtura të natyrës përbëjnë 21% të Shqipërisë

Prishtinë | 24 Maj 2023 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ua ka uruar të gjithë shqiptarëve një ditë të mbarë duke e shpërndarë një video në Facebook.

Ai në video ka shfaqur pamje me bukuritë natyrore të Shqipërisë.

“Mirëmëngjesi dhe në Ditën Evropiane të Parqeve me këtë buqetë të disa prej mrekullive të natyrës shqiptare, të ruajtura si zona të mbrojtura që si asnjëherë më parë sot përbëjnë 21% të territorit shqiptar, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme