Kryetari Bashkim Ramosaj tha se reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në tërë komunën e Deçanit.
“Kjo javë na sjelli shumë telashe, me mungesë të energjisë elektrike si pasojë e reshjeve dhe erërave të forta”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.
Ai ka apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar.
“…më lejoni të kërkoj nga ju të jeni aktiv të tejkalimin e kësaj situate”, u shpreh i pari i Deçanit.
Tutje, Ramosaj tha se është mirënjohës për ekipet e shumta që janë duke operuar në terren që kjo situatë të tejkalohet.