Ramosaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Shpend Hasanramajt

Prishtinë | 23 Kor 2026 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen tragjike nga jeta të Shpend Hasanramajt nga Strellci i Epërm, i cili humbi jetën në një ngjarje të rëndë aksidentale.

Përmes një postimi, Ramosaj tha se lajmin për vdekjen e Hasanramajt e ka pranuar me dhimbje të thellë, duke u shprehur ngushëllime familjes, të afërmve dhe gjithë banorëve të fshatit.

“Në këto çaste të vështira, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Hasanramaj, të afërmve, miqve dhe të gjithë banorëve të Strellcit të Epërm”, ka shkruar Ramosaj.

Ai uroi që Zoti t’u japë forcë dhe durim familjarëve për ta përballuar këtë humbje të madhe.

Të ngjashme