Ramush Haradinaj: Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të gjitha palët ta respektojnë vendimin

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 23:40 | Nga Ekonomia Online

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar edhe Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ka shkruar në Facebook se të gjitha palët duhet ta respektojnë një vendim të tillë.

Ftoj të gjitha palët që ta respektojnë këtë vendim dhe të veprojnë konform tij. I mandatuari për krijimin e Qeverisë së re, Avdullah Hoti, duhet që sa më parë të kompletojë ekipin dhe Kuvendi pa humbur kohë të caktojë seancën për votimin e Qeverisë”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Përshëndes aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili i hap rrugë formimit të Qeverisë së re.

Ftoj të gjitha palët që ta respektojnë këtë vendim dhe të veprojnë konform tij. I mandatuari për krijimin e Qeverisë së re, Avdullah Hoti, duhet që sa më parë të kompletojë ekipin dhe Kuvendi pa humbur kohë të caktojë seancën për votimin e Qeverisë.

Në rrethanat e krijuara, çdo ditë e humbur ka kosto për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve. Kosova nuk ka kohë për të humbur.

Të ngjashme