Kryetari i Partisë Progresive Demokratike në Kosovë, Nenad Rashiq, në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) me temë “Dialogu Kosovë-Serbi pas Samitit të Berlinit”, ka thënë se ndarja e korrigjimi i kufijve nuk është mirë as për serbët e jugut as për ata në veri, raporton Ekonomia Online.
“Samiti i Berlinit dha qëndrime të qarta se kjo nuk do të ndodhë. Në tërë këtë proces serbët e Kosovës janë shumë pak të përfshirë. Sa u përket të drejtave dhe përfaqësimit të serbëve, nuk po shoh përfaqësim autentik të serbëve të Kosovës. Një prej yjeve në flamurin e Kosovës e vërtetë se është për serbët, dhe ne e përjetojmë Kosovën si shtetin tonë, prandaj duhet ta kemi të drejtën të përfshihemi në proces”, tha Rashiq.