Real Madrid me 12 mungesa ndaj Fuenlabradas

Prishtinë | 25 Tet 2017 | 10:04 | Nga

Real Madridi pritet të luajë me ekipin e dytë ndaj skuadrës së Fuenlabrada

Fuenlabrada dhe Real Madrid do të përballën nesër (e enjte), nga ora 21:30, në kuadër të Copa del Rey.

Sipas të përditshmes sportive “Mundo Deportivo”, në këtë ndeshje Real Madrid pritet të jetë pa 12 lojtarët kryesor.

Realit në këtë takim shkaku i lëndimit do t’i mungojnë: Keylor Navas, Carvajal, Kovacic dhe Bale.

Zidane për këtë takim u ka dhënë pushim yjeve si: Marcelo, Ramos, Kroos, Modric, Isco, Casemiro, Cristiano dhe Benzema.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme