Real Madridi publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e dytë me Man Cityn

Prishtinë | 15 Pri 2024 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e dytë çerekfinale me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë në Stantiago Bernabeu javën e kaluar përfundoi 3-3, ndërsa të mërkurën e kësaj jave dy skuadrat do të mësojnë fatin e tyre nga ora 21:00 në “Etihad Stadium”.

Manchester City është favoritë për këtë takim të dytë, duke ditur se kanë një avantazh nga ndeshja në shtëpi, por edhe rezultati pozitiv që morën në Spanjë.

Në anën tjetër, Los Blancos do të synojnë me të gjitha forcat që të kalojnë në gjysmëfinale, mirëpo nuk do të jetë e lehtë.

Lista e plotë e Real Madridit:

Portierë: Lunin, Kepa, Fran.

Mbrojtësit: Carvajal, Militao, Nacho, Lucas Vazquez, Fran Garcia, Rudiger, Mendy.

Mesfushorët: Bellingham, Kroos, Modric, Camavinga, Valverde, Ceballos, Arda Guler.

Të ngjashme