Reali synon Lewandowskin

Prishtinë | 30 Kor 2018 | 15:43 | Nga

Sulmuesi polak mund të jetë pasues i Cristiano Ronaldos.

Pas largimit të Cristiano Ronaldos, në skenë për Real Madridin dolën emra si Neymar, Kylian Mbappe e Eden Hazard dhe u la në harresë një dëshirë e hershme e Florentino Perezit.

Por tashmë, të paktën sipas gazetës Marca, drejtuesit madrilen kanë hedhur sytë sërish nga sulmuesi polak i Bayernit.

Në të kaluarën, polaku kishte shprehur hapur dëshirën për t’u transferuar te Bayerni, ndërsa tashmë mbetet për t’u parë nëse do të bëhet i mundur një transferim i tillë, i cili do të rriste ndjeshëm fuqinë e sulmit të Realit pas largimit të Ronaldos në drejtim të Juventusit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme