Realizohen disa projekte infrastrukturore në Drenas

Drenas | 19 Qer 2017 | 14:47 | Nga

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ka vazhduar në realizimin e projekteve që janë në interes të qytetarëve dhe në shërbim të tyre.

Pasi që ishin dëmtuar shtyllat, apo pahit mbrojtëse në rrugën kryesore Drenas-Komoran, përkatësisht përballë Stacionit të Autobusëve, janë vendosur serish ato ne gjatësi prej 60 m dhe që është vlerësuar se ka qenë e rrezikshme për këmbësorët, kryesisht për nxënësit e dy shkollave të mesme.
Po ashtu janë punuar dhe kryer punimet edhe në vendosjen e pengesave në rrugë, në tri lokacione të ndryshme, ndërsa është bërë edhe shenjëzimi i parkingut përballë objektit të Komunës së Drenasit, ku njëkohësisht është definuar dhe ndarë parkingu për kategoritë me nevoja të veçanta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme