Refuzimi patetikopatriotik i kryenegociatorit kosovar!

Prishtinë | 26 Shk 2024 | 22:40 | Nga Hisen Berisha

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se ka pranuar një ftesë nga Brukseli, për Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës! Kjo rregullore, ashtu siç normohet edhe nga Ligji për BQK dhe është kodifikuar edhe me Kushtetutë, neni 11, parasheh se monedha e vetme në Kosovë për pagesa të jetë euro.

Por, zëvëndëskryeministri Bislimi, ka refuzuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga ndërmjetësi evropian.

Ai ka deklaruar, se nuk do të jetë pjesëmarrës në këtë takim, pasi “çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut”, duke shtuar se do të vendoset javën e ardhshme se kush do të shkojë.

Tani më bëhet e ditur se, në tryezën e negocimit do të jet guvernatori i BQK.
Refuzimi për të shkuar në Bruksel nuk është kurrfar patriotizmi jo, pas të gjitha atyre marrëveshjeve të dëmshme që janë bërë në kurriz të Kosovës, me të njëjtin skenar si ky me dinarin.

Veprimi i kryenegociatorit të qeverisë, është shkelje e kushtetuese, ngase vetë Kushtetuta e ngarkon me përgjegjësinë e zhvillimit të dialogut dhe negociatave.

Si do që të jet, fakti se “dikush” shkon, do të thot se edhe kjo çështje do të jet pjesë e dialogut, dhe kushdo që shkon në takim, kjo çështje po na qon drejtë një marrëveshje që do ta legalizoi dinarin si valutë zyrtare në Komunat ku dominon komuniteti serb.

Statuti i “zajednicës” promovon të njëjtat përgjegjësi që i përshkruhen si detyra e përgjegjësi “Zyrës për Kosovën e Metohinë” në qeverinë e Serbis!
Pra, me implementim të “zajednices” kjo zyre nga Brogradi mund të zhvendoset në selinë e “zajednices” në Veri të Kosovës.
Prandaj edhe ky takim në Bruksel po bëhet në ketë nivel, jo rastësisht.
Përndryshe BQK është autoritet i ndarë e i pavarur brendainstitucional.
Assesi Guvernatori nuk mund të jet udhëheqës i çfarëdo negocimi përveç se ofrues i ekspertizës, për negociatorët.

Statutit për “zajednicë” që ka pranuar Kurti në Tetor 2023, sekuencialisht veç po implementohet, pa psur nevojë të bëhet vendim në qeveri as të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese.

Po të procedohet, siç shkruan në përmbajtjen e tij, do ta fundosë politikisht Kurtin dhe qeverinë e tij.

Ndërsa për takimin e thirrur nga Lajçak për dinarin, Bislimi ka thënë se për këtë takim nuk ka pasur dakordim, ndërkohë që ka akuzuar të dërguarin evropian Lajçak se ka shkelur parimet që i kishte vendosur vet.

Në fakt, të paktën në një gjë po lexohet hipokrizia që i karakterizon, lidhur me atë se, kush i përcakton rregullat e lojës, temat e bisedimit, interpretimin e detyrimeve dhe pajtueshmërinë me parimet e negocimit, pra i determinon Lajçak, sipas dakordimit të Brukselit e Ohrit 2023.

Prandaj, edhe vrapimi deklarativ medial për gjoja gatishmërinë për të nënshkruar Planin e Brukselit e Aneksin e Ohrit, janë retorik fiktive dhe mashtrim.
Dhe se implementimi sekuencial i statutit të “zajednicës” dhe detyrimeve kontraktuale ndërkombëtare për normalizimin e raporteve me Serbin janë fakt i pa tejkalueshëm.

Kjo po bëhet në heshtje dhe nën presionin e skenarëve ogurzi të katërshes që ulën në tryezën e bisedimeve, siç ishte ai i Shtatorit ‘23, apo të tjerë që po paralajmërohen vazhdimisht.

Kosova e ka të garantuar sigurinë e mbrojtjen me Rezolutë të KS/OKB, e cila e mandaton NATO-n si “Kosovo Force”, për ketë aspekt.

Prandaj, tendenca për krijimin e psikozës se luftës e pasigurisë është qëllim për të arsyetuar implementimin e ngutshëm të marrëveshjeve të dëmshme për vendin, si dhe për ti sjellur para aktit të kryer strukturat e reja drejtuese në BE dhe SHBA, pasi që veç janë në vit zgjedhor.

Ndërsa opinionit vendor dhe mërgatës duan t’ua mjegullojnë sa më shumë gjykimin racional, t’ua zbehin atdhedashurinë, me patriotizem patetik mashtrues.

E dëmi më i madh që po e fundosë shtetin tonë dhe popullin e Kosovës është ai i karakterit ekonomik, zhvillimor, social dhe i sigurisë.
Kur thëm i sigurisë, nuk mendoj në rrezikun nga ndonjë sulm nga jashtë, por rreziqet që vijnë nga brenda vendit siç janë dukuritë devijante dhe fenomenet negative si krizat sociale, drogat, dhuna në familje e shoqëri, përçarja, urrejtja, energjia negative, dëshpërimi e trishtimi nga papërspektiva e rinisë, që i katakterizon pjesën dërmuese të shoqërisë të të gjitha niveleve.
E kjo nuk është rezultat i dialogut e çështjeve të karakterit ndërkombëtar, por i keq qeverisjes.

Nëse dikush humbet para, nuk ka humbur gjë! Nëse humbet shëndetin, ka humbur diçka! Por, nëse humbet karakterin/integritetin, ka humbur gjithçka.

Një është e sigurtë se kjo qeveri kuislingësh, përkundër inercionit, tashmë po e sheh fundin e vet politik e mashtrues.

Të ngjashme