Në bulevardin “Boris Trajkovski”, afër hyrjes në ish-fabrikën e xhamave, si dhe në rrugën rajonale “Magjistralja e Adriatikut”, afër mbikalimit drejt Vizbegut sot do të ketë regjim të përkohshëm të komunikacionit për shkak të zbatimit të ndërhyrjeve ndërtimore.
Nga Qyteti i Shkupit informuan, se ekipet e ndërmarrjes publike “Rrugë dhe rrugica” do të vendosin semaforë portal për shenja me përmbajtje të ndryshueshme. Punimet ndërtimore do të kryhen në periudhën kohore prej 7:30 deri në 12:30, ndërsa komunikacioni do të zhvillohet me ndërprerje të shkurta.
Nga Qyteti i Shkupit u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion ta respektojnë regjimin e vendosur të komunikacionit dhe sinjalizimin e vendosur rrugor si dhe ta adaptojnë shpejtësinë e lëvizjes sipas kushteve të rrugës.