Njëzet e dy raste të reja me Coronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Mal të Zi, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik. Gjatë kësaj periudhe janë marrë 267 mostra, nga të cilat 22 ishin pozitive, transmeton gazeta ‘Vijesti’ në Podgoricë. Më herët këtë mëngjes, u konfirmuan gjashtë raste të reja. Aktualisht ka […]
Regjistrohen 22 raste të reja me Coronavirus në Mal të Zi

Njëzet e dy raste të reja me Coronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Mal të Zi, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik.
Gjatë kësaj periudhe janë marrë 267 mostra, nga të cilat 22 ishin pozitive, transmeton gazeta ‘Vijesti’ në Podgoricë.
Më herët këtë mëngjes, u konfirmuan gjashtë raste të reja. Aktualisht ka 87 raste aktive të Coronavirusit në Mal të Zi.

















