Regjistrohet pasuria jo-financiare e Komunës së Rahovecit

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 15:58 | Nga

Njërin ndër vendimet e para të nënshkruar nga ana e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka qenë vendimi për formimin e komisionit për regjistrimin e pasurisë jo-financiare në Komunën e Rahovecit. Për mos regjistrimin e pasurisë jo-financiare Auditori i Përgjithshëm, në vazhdimësi ka dhënë rekomandime që të bëhen ky regjistrim.

Kryetari Smajl Latifi thotë se me të marrë informatat lidhur me vërejtjen e dhëna të Auditorit të Përgjithshëm, ku në mesin e vërejtjeve ishte edhe mos regjistrimi i pasurive jo-financiare kam nënshkruar vendimin për formimin e komisionit për të bërë regjistrimin e pasurisë jo-financiare. Pas formimit të komisionit, ky komision ka nisur punën dhe si rezultat i punës së tyre tani më kemi të gjithë pasurinë jo-financiare të regjistruar dhe kjo ka ndodhur për herë të parë pasi që, deri më tani nuk ka qenë e regjistruar kjo pasuri.

Gjithashtu, Kryetari Latifi ka përgëzuar të gjithë anëtarët e komisionit për regjistrimin e pasurisë jo-financiare të cilët me angazhimin dhe përkushtimin e tyre kanë bërë regjistrimi i pasurisë jo-financiare të Komunës së Rahovecit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme